PD Gjirokaster ka denoncuar drejtues te Policise Vendore si te perfshire ne fushaten elektorale te Rilindjes.

Permes nje deklarate per shtyp, zedhenesja e PD Gjirokaster ka bere publike emrat e policeve te perfshire ne fushate si dhe aktive ne kercenimin e votuesve demokrate.

Deklaratë e PD Gjirokastër.

Partia Demokratike denoncon para të gjithë banorëve të Gjirokastrës, veprimtarinë antiligjore të një pjese të oficerëve dhe efektivëve të Policisë Vendore të Gjirokastrës në përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në fushatën elektorale të Rilindjes.

Informacionet që disponon PD Gjirokastër si dhe prova autentike, konfirmojnë se Policia po bëhet palë me krimin elektoral. Elementë të Policisë së Shtetit, po angazhohen përditë në favor të Rilindjes për të shumuar votat në kushtet e braktisjes së madhe të elektoratit të majtë. Në fshatra të zonës së Cepos, Picarit, Dropullit, Lunxhërisë, Libohovës etj, kemi informacione se kupola e Policisë Vendore të Gjirokastrës po ushtron presion me forma dhe mënyra kërcënuese tek qytetarët e thjeshtë. Në epiqendër janë ata qytetarë të identifikuar si përkrahës të PD, apo dhe të tjerë pa bindje politike, të zhgënjyer nga pushteti që po perëndon.

Në Partinë Demokratike, kanë mbërritur me dhjetëra mesazhe të clat vërtetojnë aktivitetin ilegal të punonjësve të Policisë së Gjirokastrës. Rilindja ka në dorë një instrument që po e përdor dhe do t’a përdorë dhunshëm në zgjedhjet e të dielës.

Partia Demokratrike denoncon aktivitetin tërësisht antiligjor të Nëndrejtorëve të Policisë Vendore të Gjirokastrës Koco Dafa e Skënder Hitaj.

Të shefit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës Besnik Lila. Njëkohësisht, denoncojmë edhe aktivitetin antiligjor të punonjësve të Policisë Vendore të Gjirokastrës:

Fredi Kondi

Feim Onjea.

Mariglen Dine.

Edmond Late.

Selim Hedo.

Ardian Koci.

Ilir Nanaj.

Tafil Mele.

Maks Hadëri.

Këta punonjës me uniformë të Policisë së Shtetit, po angazhohen në krahë të Rilindjes në Gjirokastër dhe kanë marrë direktiva nga Ministri i Brendshëm që është dhe kandidat për deputet, të deformojnë vullnetin e zgjedhësve gjirokastritë.  

Partia Demokratike denoncon me forcë aktivitetin e këtyre punonjësve policorë të cilët do të përballen me ligjin shumë shpejt. Angazhimi, kërcënimi dhe tentativa për deformimin e vullnetit të zgjedhësve, janë vepra penale të cilat nuk do të shpëtojnë dot.

Me këtë rast PD Gjirokastër, do të informojë edhe përfaqësuesin e OSBE që monitoron situatën në Qarkun e Gjirokastrës për gjithcka që po ndodh. Ndërkaq i bëjmë thirrje punonjësve të ndershëm të policies, që most ë zbatojnë urdhëra për skenarë që kanë për qëllim kërcënimin e qytetarëve për të votuar, apo të bëhen palë e Rilindjes që po perëndon.

Shqipëria Fiton!

Gjirokastra Fiton !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu