Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka organizuar një vizitë studimore në vendet e kujtesës me të rinj nga e gjithë Shqiperia. Një prej vendeve në axhendën e tyre ishte edhe ish burgu në Kalanë e Gjirokastrës. IDMC organizon në mënyrë të vazhdueshme vizita studimore në vendet e kujtesës me qëllim që të ndërgjegjësojë të rinjtë për krimet dhe pasojat e diktaturës në Shqipëri. Në vitet 1945-1955 ky burg ka shërbyer për vuajtjen e të dënuarve politik, por pas 1955 duke qenë se sistemi komunist vendosi që institucionet e riedukimit t’i ndërtonin pranë minierave që të burgosurit edhe të shfrytëzoheshin për pune, ai vazhdoi të shërbente si burg i zakonshëm. Pavaresisht se ishte hera e parë që të rinjtë vizitonin këto vende kujtese, ata shprehën shumë interes për të mësuar më tepër për periudhën e diktaturës.

Jonila Godole drejtore egzekutive e programit IDMC u shpreh se është e rëndësishme që të rinjtë të njihen me të shkuaren e vendit, për të kuptuar më mirë zhvillimet e sotme politike, si dhe për të projektuar një të ardhme më të mirë. Godole u ndal tek diktatura në Shqipëri duke thënë se edhe pse ishte ndër diktaturat më të ashpra në Europën Juglindore, në tekstet e historisë kjo periudhë nuk është e trajtuar mjaftueshëm, prandaj dhe të rinjtë nuk kanë informacione të thella mbi diktaturën.

IDMC do vazhdojë punën për ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e krimeve të diktaturës dhe inkurajon shkollat t’i bëjnë vizitat studimore në vendet e kujtesës pjesë të programit të tyre mësimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu