Tregu i romëve ka qenë ndalesa e radhës e kryesuesit të listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu.

I shoqëruar nga kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko, zoti Shehu ka siguruar shitësit ambulantë romë se me ardhjen në pushtet të PD dhe opozitës, ky treg do të ridimensionohet me kushte normale me të gjitha facilitetet e nevojshme. Ky është një premtim që do ta mbajmë ashtu sikurse kemi treguar edhe më parë se premtimet e bëra nga qeveria e PD janë shndërruar në realitet-është shprehur zoti Shehu tek shitësit ambulantë në tregun rom.

Në bashkëbisedim me ta, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD, ka marrë garancinë se ndryshimi është i pritshëm edhe në Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu