Nje tjeter investim strategjik pritet te vihet ne zbatim ne qytetin e Gjirokastres dhe me konkretisht ne qendren historike te saj.

Studio AADF e cila i vuri vulen restaurimit te plote te Pazarit Karakteristik dhe kalldremeve, tashme do te marre ne dore nje tjeter projekt nder me te rendesishmit per qytetin. Konsultimet publike kane nisur tashme. Projekti do t’i jape fund njehere e mire parkimit ne zonen muzeale. Eshte parashikuar ne kete projekt nje parkim nentokesor me kapacitet mbi 300 automjetesh me tre kate te nendheshme po ashtu edhe hapesira dedikuar grupomashave te ndryshme.

Ermira Rapaj perfaqesuese e studios projektuese AADF shprehet per Jugulajm.net se projekti do te dorrezohet ne fund te shtatorit ndersa pritet te zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokaster. Zbatimi i ketji projekti jo vetem qe do t’a ktheje qendren historike ne nje atraksion turistik te vizitueshem ne te 12 muajt e vitit, por do t’i jape edhe zgjidhje problemit shumevjecar te parkimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu