Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka lënë në burg të akuzuarin për vrasje Paris Xhihanin pasi nga provat materiale të grumbulluara në vendngjarje si dhe nga videot e siguruara nga grupi hetimor, konfirmohet se ka qenë autor i vrasjes me sende të forta të Gjergj Almasit dy ditë më parë në lagjen “Zinxhira”.

Prokurori i çështjes Julijan Çafka ka paraqitur prova sipas tij të pakundërshtueshme të momentit të vrasjes së 35 vjecarit Almasi nga ana e Xhihanit.

Megjithëse avokati i të pandehurve Shpëtim Meçi ka kërkuar një vendim më të lehtësuar, gjyqtarja e çështjes Blerta Çibuku ka dhënë masën burg pa afat për Xhihanin dhe për bashkëpunëtorin e tij në këtë ngjarje Andon Ahmeti, ndërkohë që janë lënë me detyrim paraqitjeje dy adoleshentët Niko Xhihani dhe Vasil Mehmeti për shkak të moshës minorene.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu