Duam uje, eshte kjo thirrja e banoreve te fshatit Anë Vjosë Bashkia Memaliaj.
Ndonese e kane ngritur zerin disa here banoret e ketij fshati me 250 frymë, nuk kane marrë kurre nje pergjigje nga instancat vendore apo dhe bashkia te pakten ne 30 vitet e fundit.
Paradoksi qendron se ndonese nuk marrin sherbimin per uje te pijshem, faturat e ketij te fundit i paguajne njesoj si ata qe e marrin kete sherbim ne fshatrat e tjera te kesaj bashkie. Si zgjidhje banoret kane gjetur shpimin e puseve ne menyre individuale ndersa shkojne per t’u furnizuar me uje ne burime te ndryshme. Te tjere edhe e blejne ujin duke iu shtuar kostot financiare.
Pompa e furnizimit me uje nga pamjet qe shihen, eshte mbytur nga rjedha e Vjoses dhe kesisoj ka dale jashte perdorimit me kohe. Aq kritike eshte situata, saqe kujtojne me nostalgji kohen e kaluar kur uje kishin pa nderprerje. Te indinjuar banoret e ketij fshati qe shtrihet anes Vjoses nga ku ka marre edhe emrin, kerkojne marrjen e masave konkrete nga ana e qeverise shqiptare pasi eshte i vetmi fshat te pakten ne Qarkun e Gjirokastres qe uji nuk u shkon ne cesmat e banesave te tyre.
Banoret tregojne se lumi Vjose po gllaberon disa ha toke bujqesore cdo vit krahas kesaj dhe pusin qe daton prej kohes se komunizmit. Ne fshatin AneVjose jetojne rreth 60 familje.