Eshte per t’u habitur qe megjithese Covid 19 po ben namin ne te gjithe Boten madje edhe ne Greqi prekshmeria ka kapur shifra te larta, njerezit ende nuk jane ndergjegjesuar.

Ne Kakavije sot pas disa ditesh qe eshte shpallur gjendja emergjente, udhetaret qe vijne nga shteti helen, nuk kane qene te pajisur me maska mbrojtese apo me dorashka nje perdorimshe. Inspektoret e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster te instaluar prane kesaj nyje kufitare, kane vijuar kontrollet e tyre te zakonshme duke i’u matur temperaturen trupore permes termometrave lazer, si dhe kane marre shenim emrat dhe destinacionet e personave qe hyjne ne Shqiperi.

Ne teresine e rasteve te shfaqura sot ne Kakavije, askush nga personat e mberritur ne Shqiperi, nuk kishin te vendosur maske mbrojtese cka eshte per t’u habitur. Ndergjegjesimi qytetar mesa duket mungon edhe kur kercenohet dukshem jeta e njerezve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu