Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar nga një numër i kufizuar besimtarësh ortodoksë në Gjirokastër. Kjo për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve të të prekurve me Covid-19 ditët e fundit.

Megjithatë katedralja ortodokse “Ngjallja e Krishtit” ka qenë e populluar nga ata besimtarë që kanë mposhtur frikën të cilët nuk kanë harruar të respektopjnë masat antiCovid-19 me maskë dhe me distancim nga njëri-tjetri. Shërbesa fetare ka qenë organizuar nga At Dhionisi dhe përfaqësues të tjerë të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Mesha ka zgjatur gati 90 minuta dhe ka qenë hera e parë në historinë e kishës, që kryqi nuk u hodh në lumë ashtu si është organizuar si zakonisht në të kaluarën. Kjo për shkak të respektimit të masave AntiCovid nga kreu i Mitropolisë së Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu