Celet ne Gjirokaster Panairi i Prodhimeve agro-ushqimore dhe artizanale produkte nga zonat rurale.

Tregetaret dhe prodhuesit kane ardhur nga qytete te ndryshme te vendit duke kanë sjellë prodhimet e tyre të cilat ishin të larmishme dhe personifikonin secila krahinat nga te cilat vinin, e gjithashtu promovonin vlerat e rralla te zonave te ndryshme shqiptare. Ne panair kishte edhe artizane qe merrnin pjesë për herë të parë.

Pritshmerite per shitje sigurisht kete vit jane te ulëta edhe nga ana e vetë artizanët pasi situata e krijuar nga Covid19 dhe mbyllja e kufijve, ka ndikuar ne uljen e fuqisë blerëse.

Ky panair do te zgjase tre dite dhe tezgat e artizanëve do te jenë përgjatë gjithë ditës te hapura për qytetarët dhe turistët qofshin ata vendas apo të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu