Ky është momenti kur policia shqiptare dorëzon te pala greke, Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin nga Vlora. Ai kërkohej nga autoritetet greke për përdhunimin e një gruaje dhe tentativë përdhunimi për një tjetër.

Dyrmishi u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes të hënën në Vlorë. Pas arrestimit, policia njoftoi se Dyrmishi ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar tek policia greke. Për këtë arsye në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Dyrmishi i është dorëzuar policisë greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.