Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Kim ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti Meta, duke marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri.
I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!