Dy persona kanë vdekur mbrëmjen e sotme në Kavajë, në një ngjarje që policia e konsiderosh si sherr momental, por nga të dhënat duket se nuk është ashtu, pasi të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin shkuar të armatosur.

Mësohet se fillimisht, Edmond Gosa 43 vjeç nga Kavaja, ka plagosur me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha nga Kukësi.

Më pas ky i fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj Gosës.

Të dy personat kanë humbur jetën.