Paketa e re fiskale e miratuar sot ne mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës dale nga votimet moniste te 30 qershorit, ka qene pika kyce e diskutimeve. Me një sy të përgjithshëm nga materiali i dhënë nga specialistët e Bashkisë Gjirokastër të bie në sy se tarifa e pastrimit e cila ka qenë fikse 1500 lekë në vit për të gjithë ka ndryshuar dhe është kategorizuar.

Me fjale te tjera, rritet ne maksimumin e mundshem tarifa e pastrimit dhe barra me e madhe do te rendoje tek biznesi. Konkretisht njësitë tregëtare do të paguajnë 3000 lekë në vit, Bar-Restorantet 5000 lëkë në vit, hotelet 1-5 dhoma 3000 lëkë në vit, hotelet 6-11 dhoma do të paguajnë 5000 lëkë në vit, hotelet 11-17 dhoma do të paguajnë 7000 lekë në vit dhe hotelet me mbi 18 dhoma do të tarifohen si biznes I madh.

I njejti kategorizim do të jetë edhe për tarifën e ndricimit. Ndërkohë taksa e ndërtimit ka pësuar ulje nga 3000 lekë në 1800 lekë në limitin e saj.

Në rolin e kryetares së Komisionit të Ekonomisë, kreu i Këshillit të Qarkut Lindita Rova ka bërë një pasqyrë ekonomike të realizimit të të ardhurave në vitin 2019 dhe paketën fiskale te 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu