Një paketë e re pajisjesh teknike të domosdoshme për ndërhyrjet në raste zjarresh, i është shtuar arsenalit të mjeteve të Shërbimit Zjarrfikës Gjirokastër si një donacion i “Shoqatës shqiptare për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi”.

I pranishëm në dorëzimin e mjeteve të reja ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri, Alfred Kristuli.

 

Për kryebashkiakun Flamur Golemi, takimi ishte një mundësi diskutimi për ngritjen e shërbimit zjarrfikës, jo vetëm me investime në pajisje e infrastrukturë, por edhe në trajnime të ndryshme të domosdoshme për të patur një trupë gjthnjë e më shumë profesionale.

Shumica e bashkive të Qarkut të Gjirokastrës nuk kanë mjete dhe logjistikë të mjaftueshme për të përballuar situatat emergjente.

 

Vera e këtij viti regjistroi pasoja tragjike për shkak të zjarrit në Gjirokastër ku përveç hektarëve të tëra sipërfaqe pyjore dhe kullosore, një çift bashkëshortësh humbën jetën si pasojë e zjarrit.

Si qarku më i rëndësishëm blegtoral në vend, Gjirokastra shënon çdo vit një shifër të lartë vatrash zjarri, kryesisht në kullota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu