Open Cinema” ngre siparin ne Gjirokaster.
Do te jene tre nete radhazi te kinemase verore ne odeonin koncertor te qytetit.
Filmat shqiptare dhe te huaj do te jene ne qender te projeksioneve kete vere nderthurur me interpretimet e muzikes shqiptare dhe valleve tradicionale. Eventi nisi nje dite me pare me shfaqjen e premieres se filmit “Dere e hapur” e producentit Eno Milkani, per te vijuar me nje homazh per nder te regjisorit te njohur Kujtim Gjonaj.
Per producentin njeherazi kineastin Skender Jace te tilla aktivitete kane per qellim edukimin artistik ne fokus te se cilit vendosen figura te shquara te kinematografise shqiptare. Sipas pergjegjeses se turizmit prane Bashkise Gjirokaster Loena Bakuli ky event ka ndikim pozitiv edhe ne turizem gjate ketij sezoni veror.
Ne netet ne vijim do te shfaqen 4 filma shqiptare dhe te huaj kryesisht te vjeter qe rikthejne kujtesen per publikun vendas si “Fan Fan Tulipan”, “Tamango” gjithashtu homazh per regjisorin tepelenas Petrit Ruka dhe te tjere artiste te ndare nga jeta.
Ky event pritet te ngjise ne skene edhe kengetaren e mirenjohur Liljana Kondakci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu