Nisi sot në Gjirokastër faza e rregjistrimit për rekrutimin e ushtarëve dhe detarëve të rinj për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Faza e parë startoi në Gjirokastër për t’u shtrirë më pas në të qarqet e vendit, ndërkohë janë 312 vende vakante që mirpresin ushtarë të rinj me pagesë.

Sipas rreshteres Isilda Struga, interesi në qytetin e Gjirokastrës ka qenë i lartë dhe Zyra e Mobilizimit do të merret me procedurat e regjistrimit të cdo të interesuari qoftë femër apo mashkull. Sipas saj për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura duhet të plotësohen disa kritere dhe dokumentacioni nevojshëm, ndërkohë përfitimet do të jenë të shumta duke nisur që nga satusi iushtarakut, aftësi profesionale, arsimimin dhe kualifikim ushtarak pa pagesë, angazhim në misione paqëruajtëse etj.

Startimi i fazës së regjistrimit për rekrutimin e ushtarëve të rinj, u shoqërua edhe me një ekspozitë në Sheshin “Cerciz Topulli” ku u prezantuan mjete të ndryshme luftarake. Kurioziteti vecanërisht i turistëve të huaj ishte tepër i lartë, duke memorizuar kujtime nga kjo ekspozitë e vecantë. Të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, mund të aplikojnë duke ndjekur disa mënyra. Ndërsa kriteret që duhen plotësuar së pari të jetë shtetas shqiptar mbi 18 vjec, të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale, të mos jetë në ndjekje penale, të mos jetë përdorues të lëndëve narkotike dhe alkollit. Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose universitar, të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu