Nga 52 aplikantë vetëm 37 prej tyre patën mundësi të bëheshin pjesë e programit të Nxitjes së Punësimit implementuar në Gjirokastër për të dytin vit rradhazi. Drejtori i Zyrës së Punësimit Eduart Pesha tha se programe të tilla shërbejnë si përvojë pune për të gjithë studentët, si dhe mundësi për të treguar sesa të aftë janë profesionalisht.

Po sipas tij kohëzgjatja e programit në fjalë shkon deri në 6 muaj, ku studentët përvecse fitojnë përvojë, vlerësohen edhe monetarisht me rreth 13 mijë lekë në muaj.

Nga ana tjetër studentët aplikantë thanë se programe të tilla shërbejnë për t’i aftësuar në profesionin për të cilin janë diplomuar.

Papunësia e të rinjëve në Shqipëri është një temë e nxehtë e aktualitetit në vend dhe shumë e diskutuar. Cdo ditë të rinjë shqiptarë të diplomuar ikin jashtë vendit sepse nuk gjejnë hapësira punësimi, edhe pse shteti shqiptar dy vitet e fundit po nxit projekte punësimi për këtë kategori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu