Ndonese eshte nje periudhe shume e veshtire si pasoje e Coronavirusit, punonjesit e Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve Gjirokaster sektori i KUZ, nuk kane qendruar indiferente karshi problematikave ne terren.

Ata sapo kane marre informacion per rrjedhjen e pakontrolluar te KUZ ne pjesen e poshtme te Kodres se Shtufit, kane shkuar ne terren ku nderhyren dhe brenda tre ditesh, beren te mundur normalizimin e situates. Nje shqetesim i cili ka qene gangrene per 12 vjet per banoret e dy pallateve 9 katesh ne rreze te Kodres se Shtufit. Ne fakt punonjesit e KUZ Gjirokaster, kane nderhyre dhe permbushen nje detyrim teknik i lene manget nga konstruktoret e ketyre dy pallateve qysh ne origjinen e tyre.

Rrjedhja e pakontrolluar e ujerave te zeza ne siperfaqe, mund te shkaktonte epidemi me pasoja serioze per femijet apo dhe per te rriturit e kesaj pjese te Gjirokastres. Ne nje kohe kur kriza e Coronavirusit eshte prezente, Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve ne Gjirokaster, tregon me prove se edhe ne raste emergjente, i pergjigjet ne kohe dhe ne menyre perfekte cdo shqetesimi qytetar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu