Te pakte kane qene ne numer nostalgjiket e Enver Hoxhes te cilet kane perkujtuar sot 112 vjetorin e tij te lindjes.

Shkak ndoshta eshte pandemia dhe rregullat strikte te distancimit social apo dhe ndalimi i gumbullimit te shume personave. Megjithate keto masa nuk e kane ndaluar kryetarin e PK Gjirokastres dhe zevendesin e tij, te vendosin nje buqete me lule ne porten e baneses 3 kateshe ku ka lindur ish udheheqesi komunist Enver Hoxha ne lagjen “Palorto”.

Kryetari i PK Gjirokaster Bujar Sulejmani, ka evokuar figuren e ish diktatorit dhe madje ka cituar edhe theniet e ish udheheqesve boterore bashkekohes te Hoxhes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu