Policia e Shtetit parashikohet të jetë në gatishmëri të plotë për të përballur cdo ngjarje në datën 26 të këtij muaji, ku parashikohet të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e vrasjes së Konstantinois Katsifas në fshatin Bularat.

Sic është paralajmëruar këto ditë, pritet të ketë fluks të ardhurish nga Greqia, për të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtuese në nderim të Katsifas dhe rrjedhimisht shërbimet inteligjente, kanë paralajmëruar pjesmarrje të elementëve ekstremistë grekë.

Kreu i Ministrisë së Brendshme ka pranuar se prezenca policore do të jetë në varësi të situatës.

Ne nuk mund të themi që do të ketë nevojë për masa të shtuara, por jam i sigurt që komuniteti i Dropullit është në lartësinë e përgjegjësisë qytetare për të kontribuar që marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të Greqisë të ecin në rrugën e duhur. Unë di që ajo që pritet në Dropull nuk është 26-ta por është 28-ta është ajo data kur edhe shqiptarët edhe grekët përkujtojnë një rezistencë të përbashkët kundër fashizmit. Kjo mendoj se ka vlerë për t’u përkujtuar. Sa u përket rasteve të tjera, janë çështje, të cilat nuk meritojnë atë vëmendje, që tentohet t’u jepet nga qarqe të caktuara-është shprehur ministry Sandër Lleshaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu