Banoret e fshatit Izvor ne Njesine Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, kane nje jave pa uje te pijshem.
Ne keto kushte aspak normale, zgjidhjen e perkohshme e kane gjetur duke marre uje ne nje perrua prane fshatit apo ne lartesite e maleve me kafshe. Vete banoret shprehen se kjo situate ka ardhur sipas tyre per shlak te nje defekti, por askush nga Drejtoria e Ujesjellesit nuk i ka informuar per cfare behet fjale. Vec kesaj ata kane marre kontakt me drejtues te larte te Bashkise se Memaliajt dhe Ujesjellesit por keta te fundit i kane percjelle pa u dhene spegime.
Jugulajm.net u interesua tek autoritetet bashkiake per kete situate por keto te fundit nuk kane denjuar te japin spegime per kete anomali.
Fshati Izvor banohet nga 800 banore dhe konsiderohet si fshati me i madh i Njesise Administrative Luftinjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu