Një ditë përpara 1-vjetorit të vrasjes së Kostantinos Katsifas, antiterrori ka “blinduar” qytetin e Gjirokastrës.

Trupat do të jenë të përqendruar në tre pika kryesore, në Kakavijë, Sopik dhe tek Tre Urat në Përmet me qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Katsifas. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se shoqatat patriotike greke, duke përdorur “fuqinë e rrjeteve sociale” kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve, nga ku mësohet se të paktën rreth 10 autobusë me mbështetës të tyre, por edhe të Katsifas priten të mbërrijnë në Shqipëri.

Madje, disa ditë më parë, nga personat e shpallur ‘non grata’ nga shteti shqiptar Babis Karathanos i njohur si ekstremist ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së Katsifas. “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!” shkruan ndër të tjera Karathanos teksa shpërndan edhe emrat e 7 shoqatave minoritare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu