Avni Rustemi është shkolla 9 vjecare e cila gjendet në qëndër të qytetit të Tepelenës e me gjithatë në këto ditë të ftohta duhet të mendohesh dy herë përpara se të shkosh në shkollë. Mungesa e ngrohjes është prezente prej vitesh edhe pse shkolla ka nje sistem kaldaje.

Nxënësit procesin mesimor e organizojne te veshur mire dhe me xhupa pasi kaldajat ose ndizen një orë ose edhe më keq nuk ndizen fare. Duket se ky problem është një shqetësim për nxënës e prindër pasi për drejtues të kësaj shkolle në këtë institucion arsimor, nuk ka asnjë problem.

Dimri është i ashpër dhe ende nuk ka dalë nga ditët e tij në këtë qytet dhe ngrohja në shkolla është më tepër se jetike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu