Banorët e fshatit Humelicë në Bashkinë e Gjirokastrës, prej kohësh kanë vënë alarmin për mungesën e infrastrukturës rrugore.

Një rrugë 100 metra e gjatë është e pakalueshme për automjetet si dhe për këmbësorët. Shiu ka bërë punën e vet, duke e rënduar edhe më tepër situatën.

Nxënësit e kanë patur të vështirë sot të shkojnë në shkollë pasi terreni ka qenë tërësisht i pakalueshëm.

Cizmet janë zgjidhja e vetme jo vetëm në kohë të lagësht, por edhe në të thatë pasi ky aks rural është i rënduar nga rjedhja e pakontrolluar e ujërave.

Ndërkaq Bashkia e Gjirokastrës nuk ka reaguar për ndërhyrje ndonëse apelet prej komunitetit nuk kanë munguar. Banorët që kanë automjete, së fundi kanë blerë lopata dhe i mbajnë në makinë duke i përdorur sa herë që kalojnë për të hequr baltën nga rruga.

Ndërkohë që tre prej mjeteve e kanë pësuar më keq duke pësuar dëmtime në pjesën fundore.

Për këtë problem, Bashkia e Gjirokastrës pas interesimit të Jugulajm.net ka speguar se ditët pasuese do të ndërhyet falë një projekti që do të bëjë të mundur evadimin e baltës dhe shtrimin e rrjetit të kanalizimeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu