Mungesa e mjekeve ne spitalet e bashkive te Permetit, Tepelenes, Memaliajt apo Kelcyres ka bere qe banoret e ketyre bashkive te jene te detyruar qe per nje vizite rutine t’i drejtohen Spitalit Rajonal “Omer Nishani” ne Gjirokaster. Kjo ka sjelle rritje te kostove per qytetaret te cilet jane te detyruar te marrin shpesh edhe taksi per te ardhur ne qytetin e Gjirokastres.
Qytetaret shprehen te revoltuar pasi jo vetem kjo, por edhe fakti qe duhet te paguajne per vizitat shkakton kosto te paperballueshme per xhepat e tyre. Sipas tyre shendetesia falas ka mbetur vetem ne premtimet elektorale ndersa realiteti eshte krejt tjeter.
Spitali Rajonal “Omer Nishani” ne Gjirokaster shpesh ka mangesi mjekesh specaliste. Dhe kur realiteti eshte i zymte ne qendren e Qarkut nuk eshte e veshtire te imagjinohet se cfare ndodh ne spitalet bashkiake.
Ne situaten e pandemise apo ne kushtet kur qytetaret nuk i kane te ardhura te maftueshme, rritja e kostove te kurimit te pasuara edhe nga ilacet e shtrenjta shpesh behen te paperballueshme per qytetaret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu