Gati 120 nxenes nga Njesia Administrative Cepo ne Bashkine e Gjirokastres te cilet frekuentojne Shkollen e Mesme te Bashkuar “Bilal Golemi” prane Ures se Kardhiqit, cdo dite ndihen te rrezikuar.
Ata te detyruar kalojne permes rruges nacionale Gjirokaster-Tepelene pasi ne të mungon mbikalimi. Nxenesit shprehen teper te frikesuar dhe pohojne se shpesh here shoqerohen nga prindrit e tyre ose behen 3-4 shoke bashke dhe kalojne rrugen.
Shoferi i nje automjeti ne zone pohon se ky vend quhet ndryshe edhe pika e vdekjes ku shteti duhet te kishte marre masa qe ne momentin qe u investua ne rehabilitimin e aksit duke ndertuar mbikalime apo dhe nenkalime.
Prane Ures se Kardhiqit ne Gjirokaster vitet e fundit jane shenuar 6 aksidente me pasoje vdekje. Kujtojme se i gjithe aksi nacional qe perfshin Qarku i Gjirokastres qe nga Memaliaj deri ne piken kufitare te Kakavijes, nuk ka asnje mbikalim dhe ne të, jane shënuar dhjetëra aksidente me pasoja fatale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu