Motra e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka tentuar që të depërtojë në ceremoninë për festën greke, ‘JO’-në që është zhvilluar mesditën e sotme në Bularat për të kërkuar drejtësi për vëllanë e saj.

Por në momentin e fundit është ndaluar nga policia së bashku me banerin që mbante në dorë me foton e vëllait. Motra e ekstremistit ka dashur që të përcjellë një mesazh te autoritetet greke dhe shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe konsulli. Motra ka akuzuar dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se nuk ka qenë me kallash por me një pushkë të thjeshtë, që nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar.

Shpirti i tij do të jetojë gjithmonë sado që disa anti-grekë po përpiqen të na pengojnë që të nderojmë kujtimin e Kostandinos Kacifas, vëllait tim. Turp dhe skandal i madh. Ne kemi të drejtë të festojmë përvjetorin e tij. Është e drejta jonë. Kemi të drejtën tonë fetare. Kemi të drejtat tona. Duam të na thonë pse e vranë? Pse e ekzekutuan vëllain tim Konstadino Kacifas?-tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu