Takimet me strukturat bazike ne Gjirokaster, kane vijuar intensivisht nga drejtuesi politik i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr.Tritan Shehu.

Ne dy takimet e organizuara me seksionet dhe grupseksionet e lagjes “18 Shtatori” ne qytetin e Gjirokastres, zoti Shehu ka vene theksin tek angazhimi qe duhet te kene demokratet per te motivuar qytetaret e thjeshte apo dhe te pavendosurit qe te votojne PD ne 25 prill si alternativa me e mire qeverisese e cila ka dhene prova se eshte afer njerezve.

Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko u shpreh se qellimi eshte maksimalizimi i votes se qytetareve te thjeshte dhe atyre te zhgenjyer nga qeverisja ne favor te PD. Kjo eshte e dukshme ne Gjirokaster pasi qytetaret kane bindje te plote se dhe Gjirokastra do te ndryshoje kesaj here

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu