Me shume se 140 vete kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, raportuan mediat e huaja mengjesin e kësaj të hëne.

Ngjarja e rende ndodhi në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.

Mediat në Indi raportuan se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohet e fundit. Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.

Ky është momenti kur shembet ura. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie. Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.