Mjeku i mirënjohur gjirokastrit Tritan Kalo, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Gjirokastrës. Ceremonia e vlerësimit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kodrën e Obeliskut në qytetin e gurtë në prani të mjaft miqve, kolegëve dhe të afërmve të Tritan Kalos i cili kishte ardhur nga kryeqyteti për të tërhequr këtë titull të cmuar qe i është dhënë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës disa javë më parë.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i ka dorëzuar titullin prof Tritanit duke vlerësuar kontributin e tij në fushën e mjekësisë si një pedagog që ka nxjerrë dhjetëra mjekë. Në fjalën e tij përshëndetëse, mjeku Tritan Kalo ka vlerësuar mjaft ideatorët e këtij titulli.

Në një prononcim për Jugulajm.net pas ceremonisë së vlerësimit me titull “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës, mjeku Tritan Kalo, nuk ka fshehur emocionet e vlerësimit me këtë titull ndërkohë që cmon qytetin e origjinës dhe të lindjes së të atit të tij. Madje ai rrëfen edhe episode.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu