Ministri turk i kultures Mehmet Nuri Ersoy pas nenshkrimit te dy marreveshjeve, ka dale para mediave para baneses se Zekateve.

Ai u shpreh se Fondacioni turk “TIKA” në Gjirokastër rinovoi xhaminë e qytetit dhe konviktin e studentëve, ka qëndruar pranë popullit shqiptar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes.

Janë shumë projekte që janë realizuar me mbështetjen e fondacionit TIKA sidomos restaurimet e objekteve të kultit. Jemi të hapur edhe për bashkëpunime të tjera. Sic dihet raportet e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan janë të shkëlqyera dhe duke shfrytëzuar këtë rast, ne synojmë që bashkëpunimi të shfrytëzohet dhe thellohet akoma më tej. Do vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë me suportin tonë dhe të gjitha kërkesat që do të vijnë nga Shqipëria jam i gatshëm t’i plotësoj-u shpreh ministri i kultures i Turqise.

Pyetjes së Jugulajm.net se me cfarë rruge kishte ardhur në Shqipëri dhe si do ta komentonte situatën e grevës 24 orëshe të kontrollorëve në Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, ministri turk nuk ka dhënë shumë spegime vece është përgjigjur prerë se kishte ardhur me rrugë ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu