Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ka nënshkruar dy marrëveshje me ministrin e Turizmit Blendi Klosi dhe atë të kulturës Elva Margariti në Gjirokastër duke celur një faqe të re në marëdhëniet mes tri digastereve përkatëse dhe forcuar kësisoj, bashkëpunimin e ndërsjelltë mes këtyre ministrive.

Ministri turk ka zgjedhur Gjirokastrën për të nënshkruar këto dy marrëveshje na orët ë mbasdites së sotme. Takimi ishte planifikuar më herët por problematika 24 orëshe në Aeroportin e Rinasit si pasojë e grevës së kontrollorëve ajror, ka shtyrë me tre orë ardhjen në Gjirokastër të ministrit turk.

Vendi për nënshkrimin e marrëveshjeve u zgjodh banesa tri katëshe e Zekateve në lagjen “Palorto” e cila ndodhet në një gjendje të degraduar. Dëshmi ishte “dëbimi” i kameramanëve dhe gazetarëve nga dhoma në katin e tretë ku u nënshkruan marrëveshjet për shkak të rrezikut të shembjes së dyshemesë së drunjtë cka bëri që ky moment të mungojë.

Gjithësesi, spegimet i ka dhënë ministri i turizmit Blendi Klosi i cili ka thënë se nënshkrimi i dy marrëveshjeve ka pasur si qëllim bashkëpunimin e ndërjelltë mes Ministrisë Turke të Turizmit dhe Kulturës dhe dy ministrive tona përkatëse të Kulturës dhe Turizmit.

Nga ana e tij ministri turk Mehmet Nuri Ersoy u shpreh se Fondacioni TIKA e cila në Gjirokastër rinovoi xhaminë e qytetit dhe konviktin e studentëve, ka qëndruar pranë popullit shqiptar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu