Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati një takim me forcat e FRONTEX në Kakavijë që monitorojnë kufirin, ku  foli edhe për masat e marra nga policia për të luftuar kanabisin. Lleshaj u shpreh se është i angazhuar për ta çrrënjosur kanabisin në vend.

Viti 2020 do të shënojë një hap të ri përshkallëzimi të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit. Ka një plan të madh ndërinstitucional që përfshihet  policia, prefektura, agjencitë e tjera që janë të angazhuara që ky fenomen të çrrënjoset nga Shqipëria përfundimisht. Për këtë janë shtuar kapacitete të monitorimit, kryesisht nga ajri, një flotë e madhe dronësh tashmë është në operacion nuk ka mundësi që të kemi asnjë tolerancë, goditja ka qenë dhe do të jetë e fortë, ju garantoj se shifrat janë çdo ditë në ulje dhe fenomeni nuk ka më asnjë mundësi mbijetese në Shqipëritha Lleshaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu