Punimet për rindërtimin e një memoriali në fshatin Hormove të Tepelenës janë bërë shkak për një përplasje verbale mes shoqatave patriotike dhe bashkisë së këtij qyteti.  Punimet kishin nisur në fund të korrikut dhe u ndërprenë më 6 tetor nga Policia Bashkiake.

Jugulajm.net intervistoi kreun e njësisë administrative Qendër-Tepelenë Leonidha Shumeli, i cili tha se nuk ka pasur një vendim nga këshilli bashkiak për këto punime. Kane qene 217 burra hormovite që u masakruan, ka kohë që është ngritur mbi 30 vite, ka jetuar me banorët. Është kërkuar leje për rehabilitimin në Bashki, nuk është dhënë leja. Në mënyrë të paligjshme janë bërë të disa ndërhyrje që kur u konstatuan nga Bashkia, u bë një akt bllokim dhe u lanë që në vazhdimësi t’i drejtohet ministrisë. Historia është e gjallë, u shërben brezave. Realisht nga fshati është bërë një kërkesë për rehabilitim dhe kjo leje ka qenë në procedurë, këshilli bashkiak i është drejtuar Bashkisë, mirëpo banorët u nxituan dhe bënë disa punime që bashkia i ka bllokuar. kemi rënë dakord që të ndiqet procedura ligjore-tha Shumeli.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu