Rreth 379 maturantë në 11 shkollat e mesme ne Qarkun e Gjirokastrës janë rikthyer në banga mëngjesin e kësaj të hëne por me regulla strikte të distancimit dhe higjenës.

Të hutuar nga e panjohur por me maska e doreza, maturantët kanë ndjekur rregullat e reja ku që në nisje ju është matur temperatura. Ata do të zhvillojnë 3 javë konsultime për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.

Nuk ka asnjë maturant që lejohet pa mjetet mbrojtëse në gjimnaz, ndërkohë që rregullat që do të ndjekin janë të thjeshta pasi do të ulen vetë në banka, me dezinfektant, maska ndërkohë që edhe në rreshtim duhet të mbajnë distancimin social.

Për të qënë me e lehtë për ta, maturantet u gjendën përballe disa shenjave orientuese horizontale te pakuptimta por te orjentuara nga ministrja mediokre e arsimit apo mekembesja e saj ketu ne Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu