Viti i ri akademik në Universitetin e Gjirokastrës, ka startuar me mbylljen e tre degëve të cilat nuk kishin interes për aplikantët për studentë.
Këto degë janë Italianistika, Matematikë-Fizika dhe Teknologji Informacioni. Ajo që vlen të theksohet është se në prag mbylljeje janë edhe degët e Mësuesisë dhe Parashkollori që kanë patur një ineteres shumë të ulët nga aplikantët. Në fakt ky fenomen është vënë re në 10 vitet e fundit pasi interesi për këto degë ka rënë jashtëzakonisht shumë.
Për rektorin e Universitetit “Eqrem Cabej” Bektash Mema, ndonëse tre degë janë mbyllur këtë vit, nga ana tjetër ka një rritje në masën 16% të studentëve të rinj krahasuar me një vit më parë. Sipas zotit Mema interes për studentët e rinj kanë shfaqur degët e Administrim-Biznesit, Turizmit apo dhe degë të tjera që i përgjigjen tregut të punës dhe që janë tradicionalisht të frekuentuara.
Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit i ri akademik starton direkt me mësime online cka është e vështirë sidomos per studentët e rinj sa të komportohen me këtë formë të re të mësimdhënies diktuar nga pandemia globale.