Dy nxënës maturantë që kanë shfaqur temperaturë mbi 37.1 janë lejuar të hyjnë në sallën e madhe ku është dhënë sot provimi i parë i Maturës Shtetërore të gjuhës së huaj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku dy nxënësit maturantë kanë shfaqur temperaturë në Gjimnazin “Siri Shapllo” dhe në Gjimnazin “Asim Zeneli” në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas kreut të Zyrës Arsimore të Gjirokastrës Albana Hasanaj, të dy maturantët fillimisht i’u mat temperatura e trupit përpara se të hynin në provim dhe pasi u konstatuan me temperature, fillimisht u vecuan për inspektim të mëtejshëm dhe më pas ata i’u bashkuan pjesës tjetër të maturantëve që dhanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Sipas protokollit te miratuar nga Ministria e Shëdetësisë, të dy nxënësit maturantë nese do te kishin temperature mbi 37.5 nuk duhet të ishin bashkuar me pjesën tjetër të nxënësve por më e shumta duhet të ishin vecuar apo të shoqëroheshin si persona me shenja dyshuese me COVID-19 dhe të kryenin analizat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu