Në një kohë kur masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi dhe po zbatohen në të gjitha pikat kufitare, në Kakavije sot pavarësisht fluksit të shtuar për shkak të procedurave, situata paraqitet e qetë.

Kjo, pasi shumica prej 700 qytetarëve te ardhur ne Shqiperi prej te cileve 200 shqiptare, shumica e tyre ishin të pajisur me pasaportën COVID, testin PCR apo vërtetim se kishin kaluar virusin. Për të gjithë personat që nuk janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm anti-COVID për të kaluar kufirin, kane pasur dy zgjidhje. Ose të plotësojnë formularin e karantinimit, që zgjat 10 ditë një rregull i cili mund të aplikohet vetëm për shtetasit shqiptarë ose rezidentët në Shqipëri.

Ndersa zgjedhja e dytë, është Rapid Testi i cili kryhet nga një kompani në afërsi të Kakavijes. Megjithëse fluksi është shtuat për shkak të procedurave, situata është në kontroll dhe gjithçka po ecën siç duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu