Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi publikoi një video nga masakra në një zonë të mbrojtur, pikërisht te Bokërrimat e Vunoit dhe Kanionin e Gjipesë. Aty një gurore po bën kërdinë.

“Sfidoj publikisht Ramën, Klosin dhe Ballukun të tregojnë (1) planin urbanistik, (2) lejen e zhvillimit për GURORE dhe (3) lejen mjedisore për GURORE mu në Bokërrimat e Vunoit dhe Kanionin e Gjipesë, që janë të dyja Monumente Natyre dhe duhet zbatuar shkalla me e lartë e mbrojtjes mjedisore!

Sipas ligjit veç piknik lejohet, këta si talebanë kanë shqyer gjithë kanionin dhe e kanë kthyer në gurore! Asnjë pushtues nuk ka bërë këto krime që po ia bën nipi i Vunoit. Banorët e zonës ndihen të pafuqishëm se Gjikuria që ka marrë dhjetëra milionë euro nga Rama dhe ka ngjyer mirë rrotën e qeverisjes së pështirë në pushtet.

Na tregoni nëse Plani Urbanistik parasheh GURORE mu në monumente natyre, e bëni dot? Na tregoni nëse e keni pajisur me leje mjedisore. Hiç. Po gjoja po zbatoni ligjin dhe arrestoni për ngritje gardhi pa leje dhe këtu mbyllni sytë, hundët dhe veshët se ju ka mataru? Ku Klosi që na përbetohet për turizëm elitar? Ku është mçef? Krim mjedisor pa ndëshkim. SPAK ka ikë në drejtim të paditur,” shkruan Malltezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu