Java e Gjuhës Italiane në Botë-ka çelur edicionin e XIX -të, ndërsa në Gjirokastër zhvillohet për të tretin vit rradhazi. Provimin i italishtes si gjuhë e kulturës klasike dhe bashkëkohore është fokusi i këtij aktiviteti i cili sot nisi në kështjellën e qytetit me Maratonën e Poezisë Italiane, në të cilin morrën pjesë rreth 120 nxënës të disa shkollave në këtë qytet.

E kthyer tashmë në traditë Java e Gjuhës Italiane përgjatë gjithë muajit tetor vjen me një sërë veprimtarish të ogranizuara nga Ambasada Italiane, Konsullatat Italiane e Nderit në Gjirokastër në bashkëpunim me institucionet shqiptare.

Konsullja e Përgjithshme e Ambasadës Italiane në Vlorë Luana Mikeli tha se ky është një aktivitet i rëndësishëm sa i takon promovimit të gjuhës italiane. Ajo shprehu falenderime për të përfaqësuesit e instancave në Gjirokastër që mundësuan realizimin e këtij aktiviteti.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi tha se Java e Gjuhës Italiane në Botë zhvillohen për të tretin vit radhazi edhe në Gjirokastër. Më tej ai shtoi se qyteti i gurtë është një pasuri jo vetëm e gjirokastritëve por edhe botërore, e për këtë arsye, është i nevojshëm suporti i Italisë.

Java Italiane në Botë është një aktivitet i cili fillesat e veta i ka në vitin 2001. Që prej këtij momenti e deri sot janë zhvilluar 19 edicione. Gjate ditëve në vazhdim në kuadër të promovimit të vlerave italiane do të ketë një sërë aktivitetesh që përkojnë me një Projeksion filmash italainë me metrazh të shkurtër dhe për të përmbyllur në datën 29 tetor me një koncert nga nxënësit e Konservatorit të Barit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu