Me teper se 18 fshatra te zones te Njesive Administrative Luftinje dhe Buz prej 4 ditesh ndodhen ne terr te plote.

Energjia elektrike mungon si pasoje e nje defekti, te cilin askush nuk sqaron se kur do te rregullohet.

Banoret thone se kjo situate perseritet cdo dimer dhe askush nuk pergjigjet.

Ne 18 fshatrat e kesaj zone jetojne me teper se 4000 banore.

Ata jane te zhgenjyer ne trajtimin dhe kujdesin qe marrin dhe nen ze pohojne, se largimi nga vendi i tyre eshte e vetmja zgjidhje per problemet e tyre.