Është përkujtuar në Mashkullorë 115 vjetori i luftës që mban emrin e ketij fshati, një prej ngjarjeve qe i ka dhënë emër dhe ka lënë gjurmë në historinë e gjithë krahinës.
Aktiviteti që po kthehet në një traditë të përvitshme, kujton përballjen e pabarabartë të çetës së Çerçiz Topullit me garnizonin turk. Ngjarja frymëzoi shumë rrëfime dhe këngë folklorike të kthyera në një prej pasurive më autentike foklorike të zonës.
Banorë të fshatit Mashkullorë ndihen krenarë për historinë dhe qw këngët e lavdet patriotike e bërën Mashkullorën pjesë të historisë së Shqipërisë dhe të njohur edhe tej kufijve kombëtarë
Ngjarja që është tashmë pjesë e kalendarit kulturor të rajonit po kontribuon për të sjellë vizitorë të turizmit historik.
Lufta e Mashkullorës e 18 Marsit të vitit 1908, është përjetësuar në një memorial në qendër të fshatit, vepër e autorit Ksenofon Kostaqi i nderuar me titull nderi nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.