Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj akuzon Francën dhe Holandën se karshi Shqipërisë, kanë ndërmarrë një qëndrim politik për opinionin kundër celjes së negociatave me BE.

Sipas Lleshajt, qëndrimi i tyre është tërësisht politik ndërkohë që 26 vende të tjera të BE, kanë mbështetur haptazi celjen e negociatave me vendin tonë.

Sipas Lleshajt, këto dy vende nuk përfaqësojnë të gjithë boshtin e BE.

Por Lleshaj harron se presidenti Macron e shpalli hapur JO-në ndaj Shqipërisë dhe jo vetëm kaq, por nxori zbuluar ministrin e Ramës dhe vetë Ramën që trumbetonin se shumica e anëtarëve të BE kishin opinion pozitiv për Shqipërinë.

Macron u shpreh se shumica e vendeve të BE, kanë qenë kundër celjes së negociatave me Shqipërinë.

Komentet Lleshaj, i ka bërë nga Dropulli teksa ishte duke inspektuar zyrën e re të aplikimit të dokumenteve të reja biometrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu