Pasi kane permbushur ditet e karantinimit, 20 emigrante te cilet kishin ardhur ne daten 16 prill, kane lene ambjentet e hotelit ku u stacionuan nga NJVKSH te Permetit me propozim edhe te prefektit Astrit Aliaj.

Fillimisht jane larguar kater prej tyre me automjete private, ndersa me vone jane larguar edhe 16 te tjere te cilet ne fakt nuk kane dashur te shpenzojne nga xhepi i tyre per te shkuar ne qytetet nga vinin. Kjo pasi atyre i’u ishte premtuar se organet vendore do te shpenzonin per te siguruar transportin drejt destinacioneve te kerkuara nga te karantinuarit.

Pasi nuk kane reaguar organet vendore, atehere ata kane pajtuar forgone per t’u larguar shoqeruar edhe me pakenaqesi ndaj qeverise shqiptare e cila sipas tyre nuk siguroi trajtimin korrekt te tyre. Ne hotelin ku u karantinuan, gjenden edhe pese emigrante te tjere te cilet do te largohen neser sapo te mbaroje procedura karantinuese. Mes tyre gjendet edhe Pellumb Buzi nga Fieri vellai i G.Buzit i prekur nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu