Duket se nuk kanë ndërmend të ndalen lajthitjet qeveritare pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, që goditi më fort qytetin e Durrësit.

Këtë herë është radha e Ornela Çuçit, gjirokastrites qe mban postin e zëvendësministres se Mjedisit.

Ajo u intervistua nga Top Channel në lidhje me zbukurimet që po vendosen në Durrës.

“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

Nuk ka asnje gje te jashtezakonshme ne Durres, thote zevendesministrja

Nuk ka asnje gje te jashtezakonshme ne Durres, thote zevendesministrja

Gepostet von Fakte Interesante am Freitag, 6. Dezember 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu