Familjaret e 20 vjecares se ndjere Klea Muxhaj e cila nderroi jete ne oret e para te mengjesit te sotem si pasoje e nje komplikacioni gjate nderhyrjes kirurgjikale, kane reaguar menjehere pas kesaj ngjarjeje.

Per Jugulajm.net ata kane bere fajtore indiferencen e treguar nga stafi infermieror i Maternitetit te Gjirokastres. Ne deshmite e tyre para kameras se Jugulajm.net familjaret e te ndjeres, kane shprehur zemeraten e tyre per ate cfare ndodhi dhe deshmite kontradiktore te infermiereve para dhe pas vdekjes se 20 vjecares.

Infermieret e turnit e kane lene nenen 20 vjecare te vdiste pasi ato ishin te angazhuara ne smartfonet e tyre duke u marre me Fejsbuk dhe jo t’i pergjigjeshin Kleas-eshte shprehur i revoltuar kunati i te ndjeres. Familjaret e saj kerkojne hetim dhe venien para ligjit te pergjegjesve te kesaj tragjedie familjare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu