Nje aksident sapo ka ndodhur ne aksin Gjirokaster-Tepelene ne afersi te ktheses se fshatit “Andon Poçi”.

Nje maune eshte bere shkak i aksidentit me perplasje te nje automjeti Mercedez-Benz. Mesohet se maunia qe vinte nga Gjirokastra ne drejtim te Tepelenes ka devijuar krahun duke u perplasur ne anen e majte frontale te autovetures ne fjale. Shkak ishte keputja e aksit te pasmë te rrotave.

Ka qene i menjehershem reagimi i shoferit te autovetures duke dale menjehere nga rruga dhe perfunduar ne kanal per te evituar perplasjen frontale cka do te ishte fatale. Ne automjet udhetonin kater persona nderkohe qe njeri prej tyre ngeli i lenduar rende duke u transportuar me urgjence drejt Spitalit Rajonal te Gjirokastres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu