Banorët e lagjes ish SMT në Gjirokastër po vuajnë mungesën e investimeve prej vitesh.

Rrugët janë problemi kryesor i banorëve, ndërsa ata shprehen se pavarësish ngritjes së problematikave në Bashki, ende nuk kanë marrë formen e zgjidhjes.

E pashtruar, me gropa dhe pa trotuare, kjo është rruga kryesore e kesaj lagjeje te populluar me se shumti pas viteve ’90 me levizjet e medha demokrafike.

Gjatë verës pluhuri rëndon gjendjen, ndersa ne dimer duhet te qarkullosh vecse me cizme. Te gjendur perballe kesaj situate, banorët shprehen të revoltuar me mungesen e investimeve ne tre dekadat e fundit.

Ne shume raste politikanet e te gjitha subjekteve politike ne prag zgjedhjesh, vijne premtojne dhe me pas zhduken duke i lene te zhgenjyer nga premtimet boshe.

Nga ana e saj Bashkia e Gjirokastres e ka ne plan rigjenerimin e kesaj lagjeje permes nje projekti rehabilitues por sic thone keto burime, meritojne nje investim kapital qe te mund te dali nga gjendja e tashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu