Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë, po vënë alarmin se një tragjedi me pasoja fatale humane po troket. Janë disa predha të pashpërthyera të cilat gjenden në të hyrë të këtij fshati i cili ndodhet 5 km në lindje të qytetit të Këlcyrës.

Popullsia e këtij fshati në pjesën dërrmuese i përket komunitetit egjiptian dhe kjo për ta ndoshta është dhe arsyeja përse autoritetet vendore nuk i ka marrë në konsideratë apelet e vazhdueshme të tyret. Egzistojnë teori të ndryshme për prezencën e predhave të pashpërthyera mes të cilave është edhe ajo e Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo nga pamja e parë, predhat që ndodhen buzë ferrave dhe nën tokë që janë në gjendje të fjetur, duket se kanë një moshë jo mbi 75 vjecare. Gjithësesi, familjet e këtushme erren dhe ngrysen me frikë se një moment do të bëhen shkrumb e hi nga shpërthimi i tyre.

Shpresa nuk egziston për ta dhe të gjendur përballë këtij fakti, kanë kërkuar ndihmën e Jugulajm.net për të ndikuar tek autoritetet qëndrore qeveritare me qëllim që ky problem që kërcënon jetën e tyre, të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur.

Fshati Qafërrap, është lagje e Bashkisë së Këlcyrës. Në të jetojnë gati 20 familje me gati 5 kurora për secilën. Popullsia është krejtësisht e varfër dhe pa asnjë të ardhur nga Bashkia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu