Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së, gjatë një vizite të shkurtër të Kurtit në Tiranë.

Dy zyrtarët thanë jashtë selisë së PD pas takimit se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

Kurti: Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Basha: Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu